JiL.al - Jeto i Lumtur

Luiz Ejlli flet për humbjen e të atit: E vetmja gjë që më ka ngel merak…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë një bisede me Bjordin në “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli ka folur për humbjen e të atit dy vite më parë.

Luizi tregoi se e ka humbur të atin në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë.

“Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjet”, tha Luizi.

Më tej Luizi tregon se si ka ndërruar jetë babai i tij, teksa rrëfen që e vetmja gjë që i mbetet merak është fakti se nuk ka qenë aty pranë tij në momentet e fundit.

“Nga ora 11 e 20, kishte dalë me kushërinjtë në një kafe, kanë qenë duke ndenjur në tavolinë dhe babai im iu ka thënë që “ka një shtrëngim.

” Siç ka qenë ashtu, është mbajtur në shpatullën e kushëririt, ai e ka shtrirë në tokë dhe e ka ndihmuar derisa ka ardhur ambulanca.

E vetmja gjë që më ngel merak, është që nuk isha aty në minutat e fundit. E kanë mbajtur në spital, më tha mami që i kapi dorën një herë dhe…”, tha Luizi.

Scroll to Top