JiL.al - Jeto i Lumtur

Luiz Ejlli merr vëmendjen e Sali Berishës: Është një mjeshtër me talent të pamohueshëm

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli është rikthyer në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania.

Artisti po tërheq fansa me batutat e tij dhe pozitivetetin që po transmeton ndërsa disa prej deklaratave të tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

Luizi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme nuk ka lënë anash pa treguar edhe simpatinë që ka për Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ejlli në disa raste të ndryshme ka imituar të folurën e Berishës madje edhe e ka quajtur ‘idhullin’ e tij të parin e PD-së, në ditëlindjen e Kiarës ai edhe ngrehi një dolli për të.

I ftuar në Syri.tv, Berisha është pyetur për këngëtarin dhe at se çfarë mendon për të dhe rrugëtimin e tij në BBVA.

Berisha u shpreh se Ejlli ka përdorur gjithë talentin e tij të pamohueshëm për të tërhequr fansa në mënyrë të shpejtë.

“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falënderoj shumë për dollinë”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, kujtojmë që javën që po lëmë pas u diskualifikua nga Big Brother VIP Albania modelja Kejvina Kthella pikërisht për shkak të debatit me Luizin ku ajo e goditi me shuplakë këtë të fundit. 

Scroll to Top