Aktorja Monika Lubonja ka reaguar pas ironisë që Luiz Ejlli i bëri në “Big Brother Albania Vip” duke e quajtur të sinqertë.
Monika ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet e lumtur dhe e qeshur në mënyrë ironike dhe krahas saj shkruan ““…hajde çapaçula” – per nje fundjave plote buzqeshje”.
Aktorja i drejtohet me ironi Luizit se po të ishin të dy bashkë në Big Brother Vip do kishin thyer çdo rekord sinqeriteti dhe mezi pret që të takoj njeriun e ëndrrave të saj për sinqeritetin.
Monika e quan me ironi këngëtarin edhe si inteligjent, bashkëpunues dhe të drejtpërdrejtë.
“Gjeta bashkëpunëtorin që do na udhëheqë në këto cilësi, inteligjent, një njeri që bashkëpunon, një njeri që është i drejtpërsëdrejti dhe mbi të gjitha, ajo çka u përputh me mua shumë, ajo çka më bëri për vete, është se unë gjeta më në fund njeriun e sinqertë, me të vërtet Luiz sikur ne të dy të ishim bashkë do kishim thyer çdo rekord bashkë për sinqeritetin që kemi, ti dhe unë.
Nuk dua më ta zgjas Luiz se dua të të uroj fitoren dhe mezi po pres të takoj njeriun e ëndrrave të mia për sinqeritetin dhe fitore. Me ty Luiz.” shprehet Monika Lubonja.