“Të na rrojë Luizi, po këto harrohen”, situata e përkeqësuar nga moti në Shkodër, banorët ironizojnë qeverinë

Jil
Jil
2 Min Read

Qindra banorëve në qarkun e Shkodrës u janë përmbytur tokat dhe të mbiellat e dimrit, pas rreshjeve të shumta që përfshinë vendin. Për ta nuk është dimri i parë që pëmbyten. Hektarë të mbjella janë nën ujë dhe sipas banorëve tokat do të thahen nga muaji mars, por nuk mund të punohen më.

Sipas tyre uji e dëmton tokën duke e kthyer atë në kënetë, ku nuk mund të mbjellësh më prodhime bujqësore. Ndonëse kanë kërkuar shpronësim apo dëmshpërblim për tokat e përmbytura, banorët e Shkodrës janë të harruar nga qeveria. Sipas tyre ligji për dëmshpërblimet ekziston, por me ta luhet ping-pong midis bashkisë dhe qeverisë.

Asnjë institucion nuk merr përsipër vijimin e procedurave ligjore për dëmshpërblimin e banorëve. Kjo gjë ndodh prej vitesh dhe sot e kësaj dite banorët nuk kanë përfituar asnjë shumë monetare.

Për këtë, banorët ironizojnë qeverinë dhe bashkinë, duke i kujtuar se ata janë shumë mirë. Mjafton që ata të kenë spektakël nga Big Brother dhe Luizi të jetë më i forti dhe fitimtar, me shpresën se ai do t’u jap ndonjë para nga ato që do të fitojë.

“30 dynym jonxhë më janë dëmtuar, duhen miliona lekë t’i mbiell prap. Në kohën e Enverit na shpërblente koperativa, tani asnjë dëmshpërblim. Shyqyr që këto muaj kemi ‘Big Brother’, dhe po i harrojmë këto gjëra. Të na rrojë Luizi. Ndoshta po na jep ndonjë gjë” – tha Ramazan Rrustja.

w.shqip-lajme

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *