“Ti nuk ke ngritur asnjë karrierë”, Armaldo nuk ndal sulmin ndaj Luizit: Nuk do e shkelje me këmbë (Video)

Jil
Jil
2 Min Read

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Ai është përballur jo pak herë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku janë bërë deklarata të forta qoftë nga ana e vetë Luizit, por edhe nga banorët e tjerë drejtuar atij. Ndërkohë, dukej se Luizi kishte një marrëdhënie të mirë me Armaldon, derisa ‘thumbimet’ e dyanshme kanë nisur. Armaldo i habiti të gjithë me fjalët që iu drejtua Luizit duke e ulur figurën e tij si artist.

Ti nuk ke ngritur asnjë karrierë, nuk ke asgjë dhe këtu bën çfarë të duash, kjo është llogjika ime. Ti nuk ke ngritur një karrierë sepse po ta kishe do ta mbroje, nuk do e shkelje me këmbë me veprimet që ke bërë.

korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *