Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në një idhull për një pjesë të madhe të publikut, që kur ai u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania që po transmetohet në televizionin “Top Channel”.
Ish-pjesëmarrësi në Eurovizion 2006 ka shkaktuar një “boom” reagimesh në rrjetet më të mëdha sociale, me komente nga më pikantet.
Advertisements
“Çmenduria” e fansave është e tillë, sa së fundmi një lokal në Tiranë ka vendosur të ofrojë pije falas për të gjithë fansat e Luizit, të cilët do ta frenkuentojnë barin.
Këtë e ka bërë të ditur ish-banori i edicionit të parë të Big Bropther VIP Albania, Meridian Ramçaj përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.
Ramçaj ka publikuar pamje nga lokali në kryeqytetin e Tiranës ku ishte vendosur fotografia e këngëtarit ndërsa sipër tij shkruhej: “Pije falas për mbështetësit e Luizit”.
Fansat e artistit po tregojnë mbështetjen e tyre edhe duke dërguar dorën të shumtë sipër shtëpisë së famshme, ndonëse produksionin e ka ndaluar një gjë të tillë.
Një akt tjetër “dashurie” për këngëtarin ndodhi edhe kur një numër fansash u mblodhën për të protestuar për Luizin jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania.shqip-lajm