Zarfi i Bardhë i cili i dha opsion banorëve të nxirrnin nga dhoma Efin dhe Luizin, në këmbim të 10 mijë eurove, shkaktoi debat mes banorëve në shtëpi.
Pesë prej tyre kundërshtuan daljen e dy banorëve nga dhoma e izolimit, ndërsa pjesa tjetër, votuan që të hiqen 10 mijë euro nga çmimi i madh, në mënyrë që Efi dhe Luizi të bashkoheshin me pjesën e tjetër të banorëve.
Olta dhe Amosi, ishin dy banorët më të revoltuar për këtë zgjedhje.
Madje, Olta tha se u bë pishman që ndenji tre ditë në rulot, vetëm që banorët të mos rrinin pa cigare.
korrieri