‘Kriset’ miqësia 25-vjeçare?/ Valbona dhe Armaldo përplasen: Si ma kthen në këtë lloj mënyre

Jil
Jil
1 Min Read

Në klipin prezantues Valbona tha se disiplinën e ka shumë të rëndësishme, sidomos kur jeton me shumë persona në shtëpi.

Teksa kaluan vetëm 24 orë nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother Vip, Valbona nisi debatet e para me banorët, më së shumti me Armaldon, për shkak të mungesës së higjienës në shtëpi.

Sapo erdhi, ajo u tha banorëve që të ndahen punët, por kjo shkaktoi debat mes saj dhe Armaldos.

Ky i fundit i tha Valbonës se nuk ka dëshirë të komunikojë fare më të, por këngëtarja u ndje keq, pasi sipas saj ata kanë një raport miqësor prej 25 vitesh.

Kristi e pyeti Armaldon se pse ai u ndje keq nga fjalët e Valbonës dhe ky i fundit tha se ka gjithë ditën që ankohet për papastërtinë.

Valbona i kërkoi falje Armaldos dhe i tha se në disa raste ka folur me shaka, duke qenë se ata janë miq prej vitesh.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *