U zbuluan pas 3 vitesh hetime/ Arrestohet ‘tmerri i restoranteve’, pranga për 2 të rinjtë

Jil
Jil
2 Min Read

Më shumë se tre vjet pas vjedhjes së kryer ndaj picerisë “Roba da Matti”, në komunën Scandiano në Itali, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dy shqiptarë të moshave 28 dhe 25 vjeç si përgjegjës për grabitjen

Vjedhja kishte ndodhur natën e 6 qershorit 2019 kur hajdutët hynë në piceri dhe kanë marrë kasën e parave me rreth 300 euro brenda dhe më pas janë larguar menjëherë me një makinë të vogël gri, të cilën po ashtu e kishin vjedhur.

Gjatë largimit ata humbën një pjesë të asaj që arritën të vidhnin, ndërsa disa ditë pas grabitjes makina e përdorur gjatë arratisjes u gjet e braktisur në autostradën pranë komunës/

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pika e kthesës për hetimet erdhi pas arrestimit të tre shtetasve shqiptarë për vjedhjen e një restoranti në Viano, ku u zbulua se ishte përdorur e njëjta metodë vjedhjeje me atë të picerisë.

Nga krahasimet e gjurmëve të gishtave të shqiptarëve të arrestuar me ato të makinës së braktisur dhe të picerisë së grabitur, 2 prej tyre rezultuan identikë, ndërsa i treti është proceduar vetëm në lidhje me grabitjen e fundit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *