E rende/ Rrëzohet vinçi, humbin jetën katër persona

Jil
Jil
1 Min Read

Në Indi katë persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar si pasojë e një rrëzimi të një vinçi në një tempull në shtetin jugor indian Tamil Nadu.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje jashtë një tempulli që ndodhet 85 kilometra në perëndim të Chennai (Madras), kryeqyteti i këtij shteti federal.

Të paktën tetë persona ishin ngjitur në vinç për të varur kurora me lule të ofruara nga pelegrinët.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mediat vendase transmetuan momentin e përmbysjes së vinçit dhe skenat e panikut që pasuan.

Tre persona kanë humbur jetën në vend dhe një person ndërroi jetë në spital.

Operatori i vinçit është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Një zëdhënës i policisë ia atribuoi tragjedinë gabimit njerëzor, duke theksuar se operatori nuk i kushtoi vëmendje terrenit, duke bërë që automjeti të anonte dhe të rrëzohej. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *