Artan Hoxha flet pas dëshmisë për 21 Janarin: Krim shteteror, ja cfare deklarova ne polici

Jil
Jil
3 Min Read

Gazetari Artan Hoxha ka dëshmuar sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës për provën e re që disponon për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se ka dhënë të gjithë informacionin që ka në dispozicion dhe se si e ka siguruar këtë provë të re.

Sipas tij, ky mund të jetë shansi i fundit për të zbardhur ngjarjen e rëndë të 21 janarit ku u vranë 4 persona. Hoxha tha se këtë çështje duhet ta hetojë SPAK, duke qenë se dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit të asaj kohe.

Hoxha: Ajo që unë do kërkoja në të vërtetë është që kjo çështje të hetohet nga SPAK. Kjo ka të bëjë me mundësitë që ka SPAK. Është një krim shtetëror ku janë përfshirë figurat më të larta të shtetit.

Duhen pyetur figurat më të larta të shtetit atëherë dhe sot. Sigurisht që në lidhje me këtë ngjarje, nuk janë pyetur në atë kohë as Berisha, as Presidenti Topi, as ish-ministri Basha. Nuk është pyetur as shefi i opozitës në atë kohë, Edi Rama.

Kjo është mundësia e fundit për mendimin tim për ta zbardhur 21 janarin. Ka kaluar shumë kohë, tani kemi një strukturë të re në deispozicion., Koha nuk është më siç ka qenë. Nuk jemi më në presion.

Është momenti i duhur. Nëse do kalojë ky moment, do jetë vonë për t’i dhënë përgjigje familjarëve të viktimave. Kush i ka vrarë familjarët e tyre? Janë vrarë në një protestë. Asnjë prej tyre s’ka qenë në perimetrin e Kryeministrisë. Madje dy prej tyre kanë qenë larg.

E gjithë kjo mundësi që i jepet prokurorisë, duhet ta shfrytëzojnbë këtë gjë. Është një ngjarje e cila do të ketë, ka ngelur në histori. Katër të vrarë, ngjan me 2 prillin e 1991. Unë deklarova informacionin që disponoj në lidhje me këtë çështje. U dhashë informacionin për çfrarë bëhet fjalë, si është disponuar ky material.

Më vjen çudi që ky material s’ka qenë në dosjen që është hetuar. Hetimi do vazhdoj. Jam i disponueshëm edhe nëse më thërrasin. A vlen si indicia, kjo është një çështje që duhet ta vlerësojë prokuroria. Ajo që kemi bërë bashkë me familjarët e Aleks NIkës, është një shërbim që duhet ta kishte bërë tjetër kush.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *