U takua me Altin Dumanin, xhaxhai i Aleks Nikës zbardh detajet: Kaseta është “pronë” e jona, ja kush ja dha Artan Hoxhës

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka folur pas takimit që ka patur me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nika tha se ai ka kërkuar nga Dumani që çështjen e nipit të tij të vrarë më 21 janarin, drejtësia e të cilit nuk është vënë ende në vend ta marrë në dorëzim SPAK.

Kaseta me audio-përgjim e cila është dërguar në SPAK nga gazetari Artan Hoxha, Mark Nika thotë se ajo pronë e tyre dhe se kanë qenë ata vetë që ia kanë dërguar Hoxhës.

Ai shtoi se audio-përgjimi është autentik dhe lë shtigje për manipulime.

“Ajo është pronë e jona, që ka ardh në një rrugë që e dimë vetëm ne. Në atë përgjim nuk ka shteg për interpretime, pasi është autentik dhe ja kemi dhënë ne gazetarit  Artan Hoxha.

E kemi dorëzuar vetëm në SPAK, sepse nuk kemi besim të Prokuroria e Tiranës, “ është shprehur Mark Nika.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *