“Ti si mega-burrë që je më the…”/ Deklarata e Kristit ndez debat të fortë me Luizin: Po të ishim jashtë, ishe bërë “lajm i fundit”

Jil
Jil
3 Min Read

Një deklaratë e Krist Aliajt për Kiara Titon, po bën jo pak bujë në rrjet. Në një diskutim me Kiarën dhe Luizin, Kristi u shpreh se nëse do të donte do ta kishte bërë Kiarën për vete.

“Po ta doja Kiarën e kisha kap me kohë”- tha Kristi, deklaratë e cila u pasua menjëherë nga një reagim nga Kiara, por Luizi qëndroi më i tërhequr.

Por gjatë ditës së sotme ka nisur një debat mes këtij të fundit dhe Kristit, ku nuk mungoi përfshirja e banorëve të tjerë.

Luiz: U tregove shumë burracak. Nuk je djalë që të dalin fjalët pa kontrolluar. Unë nuk e kam as dashnore, as nuk dua të kaloj kohën me të, por ti nëse do të ishim jashtë do të ishe “lajm i fundit”, sepse jemi VIP-a. Nuk e ka bërë që t’i bëjë diçka Kiarës, për fyerjen është puna e asaj, përgjigjet vetë. E keni përdorur ju të tjerët Kiarën që të më bëni diçka? Më shikon në sy mua dhe e thotë atë fjalë. I tregoj unë atij (Kristit) se si kapet.

Kiara: Nuk është hera e parë, është hera e tretë që e bën. Unë ia pranova faljen kur tha “ti je pa karakter” dhe “ti je e pavlerë”, tani “të kisha kapur shumë shpejt”, këtë nuk e pranoj më. Jo

Kristi të jetë, por të jetë Zoti, nuk ia fal më. I kam thënë kujdes me çfarë nxjerr nga goja. U shqetësova se e pashë Luizin shumë keq.

Kristi: Vazhdoni, jam i kënaqur. Doja vetë ta filloja, sepse do më vinte radha dikur. Ti si mega-burrë që je më the mua “jo nuk ka problem”. Unë të erdha ty, të thashë “ndjehem shumë keq”.

Kiara: Kur e bën Kristi ose dikush tjetër, nuk është aq e rëndë, nëse do ta bënte Luizi, që ti thonte një goce tjetër atë gjë, do bërtitej me të madhe.

Olta: Kristi nuk e kishte me kontotacion negativ.

Kiara: Ti Olta që mbron vajzat, nëse do të ta kishin thënë ty do ishte ngritur me të madhe, “u bë deti kos.”

Kristi: Ata atë donin, e bënë plan sonte për Prime.

korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *