Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka treguar se Luiz Ejlli ka thyer rekord duke arritur gati në 1 miliard shikime në rrjetet sociale pas futjes në “Big Brother Vip Albania”.
Eksperti u shpreh se një shifër e tillë nuk është arritur nga i gjithë Big Brother i vjetshëm. Më tej ai tregoi edhe qytetet që kërkojnë më shumë Luiz Ejllin në Google, ku vendin e parë sigurisht e mban Shkodra, ndërsa qyteti që e ka kërkuar më pak Luizin është Korça.
“Këtë vit aq shikime sa mund të ketë arritur Big Brother i vjetshëm, e ka arritur vetëm Luiz Ejlli. Këtë vit ka ndikuar edhe Tiktok dhe i ka dhënë shumë krah emisionit për ta çuar në majë. Të gjithë prodhojnë kontent për Luizin.
Imagjino fansat e Luizit janë si një staf prej 500 deri 1 mijë veta që postojnë çdo ditë video për ty pa rrogë.
Qyteti që kërkon më shumë Luiz Ejllin është Shkodra, më pas Lezha, Tirana, Durrësi. Qyteti që interesohet më pak për Luizin është Korça.” deklaroi Tomi Kallanxhi në emisionin “WakeUp”.
Por prapa nuk mbetet as Kiara. Madje eksperti u shpreh se Kiara është i vetmi njeri që mund ta mundë Luizin. Ai tregoi se qytetet që kërkojnë më shumë për Kiarën në Google janë Kukësi, Tirana, Elbasani.
“Qytetet që kanë kërkuar më shumë për Kiarën janë Kukësi i pari, pastaj Tirana, Elbasani dhe të fundit Vlora dhe Shkodra. I vetmi njeri që mund ta mundë Luizi është Kiara, nëse do të dijë sesi ta mundë.” tha eksperti.
Ai zbuloi se qytetet që kërkojnë më shumë për Oltën në Google janë Gjirokastra, Durrësi dhe Tirana.
“Qyteti që ka kërkuar më shumë për Oltën është Gjirokastra. Më pas vjen Durrësi dhe Tirana”, tha eksperti i IT, Tomi Kallanxhi.