Pas dy orë e gjysmë sqarim, Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari nisën të rrëfenin histori personale, duke u bërë edhe ata pjesë e sfidës “Loja e memories”.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i tha aktores së njohur se ajo ka kaluar shumë gjëra në jetë, njëra prej të cilave ishte edhe ndarja nga ish-i dashuri i saj tetë vite më parë.
Sipas Efit, katër vite më vonë, ajo njohu një vajzë me të cilën krijoi miqësi të mirë.
Kjo e fundit u divorcua nga bashkëshorti, kishte një djalë 16 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë, që mund t’i rrezikonte jetën.