Tragjike/ Qentë sulmojnë një 7-vjeçar, humb jetën si pasojë e kafshimeve, policia zbulon detajet

Jil
Jil
1 Min Read

Një djalë 7-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Idaho të SHBA-së, pasi u sulmua nga një tufë qensh. Nëna e tij ka shpëtuar dhe ndodhet në spital me plagë të rënda. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Fort Hall. Katër qen, dy Rottweiler dhe dy të tjerë, sulmuan djalin e vogël që kishte dalë në rrugë jashtë parkut ku ai ishte duke luajtur.

Kelani doli në rrugë për një moment dhe nëna e tij pas disa minutash e gjeti fëmijën e saj të shtrirë me fytyrë përtokë, dhe qentë duke hëngur trupin e tij. Ajo vrapoi menjëherë dhe u përpoq të shpëtonte të birin, por nuk ia doli. Qentë më pas sulmuan edhe nënën e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Kellan dhe Emily Islas u dërguan menjëherë me ambulancë në Qendrën Mjekësore “Portneuf”, ku i mituri u konstatua i vdekur.

Advertisements

Autoritetet lokale eutanizuan qentë duke zbatuar ligjin lokal të kontrollit të kafshëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *