
Ditën e sotme shtetasi Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij, Zeqine Sinani dhe vëllain, Shaqir Sinani dhe është larguar menjëherë nga shtëpia dhe ka shkuar te krushqit për t’i treguar djalit të tij në lidhje me vrasjen.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje ku dhe bëri të mundur arrestimin e tij.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Më poshtë shihet dhe momenti kur Xhevit Sinanit i janë vënë prangat dhe po transportohet drejt policisë.
Zeqineja kishte 5 djem dhe dy vajza nga martesa me Xhevitin.
Sipas të afërmve, Xheviti kishte patur shenja sëmundje nervore. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur mundur arrestimin e 75 vjeçarit dhe po punon për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.