Zbardhen të tjera detaje rreth krimit të dyfishtë që tronditi dje Gramshin dhe jo vetëm, ku 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij.
Ngjarja ndodhi në Tërvol të Gramshit.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar të tjera detaje nga dëshmia e të moshuarit, i cili ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në dëshminë e tij të dytë Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.