
Xhevit Sinani është autori i ngjarjes së djeshme në Tërvol të Gramshit ku vrau gruan e ti dhe vëllain.
Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore pas ngjarjes, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa në një dëshmi të dytë ka deklaruar se vëllai i ngacmonte gruan.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Xheviti ishte xheloz pasi ishte fiksuar që Zeqinenë, bashkëshorten ia ngacmonte vëllai, Shaqir Sinani.
Ai ka deklaruar se gruan e ka torturuar me sëpatë dhe më pas e ka mbytur duke theksuar se ka vuajtur gjatë krimit, teksa për të vëllanë është shprehur se nuk ka vuajtur shumë teksa ai po e sulmonte me sëpatë.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.