“Qante e thërriste të ëmën”, si u dhunua brutalisht 29-vjeçari nga 5 policë

Jil
Jil
2 Min Read

Autoritetet amerikane bënë publike videon e ngjarjes tronditëse, ku një 29-vjecar u dhunua nga 5 efektivë policie.

Pamjet filmike tregojnë sesi dy oficerë në qytetin jugor amerikan Memfis e mbajnë të riun në tokë, ndërsa të tjerët e shkelmojnë dhe e godasin me grushte.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të paktën njëri prej tyre përdori shkopin e gomës. Në filmimet që zgjasin rreth një orë, të përpiluara nga kamerat e ndryshme që mbanin oficerët në trup, djali i ri dëgjohet ndërsa thërret nënën e tij. Ai ndërroi jetë në spital pas tre ditësh.

Që prej publikimit të videos, protesta kanë nisur në Memfis ku tubuesit kanë bllokuar dhe një autostradë, ndërsa në duar mbanin pankarta ku shkruhej: Boll na vratë në qytetin tonë”. Tubime të ngjashme po zhvillohen edhe në qytete të tjera.

Mediat e huaja shkruajnë se familja e të riut, Nichols ka bërë thirrje që protestat të mbeten paqësore, por ajo kërkon drejtësi.

Oficerët e policisë të përfshirë në incident, të cilët ishin të gjithë afrikano-amerikanë, u akuzuan të enjten për vrasje të shkallës së dytë dhe disa akuza të tjera penale. Të gjithë ata janë shkarkuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *