EMRI/ U arrestua në ‘shtëpi bari’ në Angli, shqiptari kërkon të shohë motrën me kancer (Foto)

Jil
Jil
2 Min Read

Shqiptari Izmir Dragoti u arrestua më 25 janar të këtij viti nga policia britanike, pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari. Ndërkohë që Gjykata e Sheffield Crown dëgjoi më 25 janar sesi Izmir Dragoti u gjet nga policia me 140 bimë kanabisi dhe 96 kg kanabis me vlerë midis 50,000 dhe 129,800 £ në një shtëpi në rrugën Staniforth, në Sheffield.

Dragoti dhe një burrë tjetër, i cili nuk është ndjekur penalisht, u arrestuan në një dhomë gjumi dhe i pandehuri duket se jetonte në pronën që kishte pajisur për rritjen e kanabisit. Dragoti pa vendbanim fiks i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Avokatja mbrojtëse Rebecca Stevens tha: Ai erdhi këtu në fund të vitit 2021. Ai ka një grua dhe një djalë dhjetë-vjeçar në Shqipëri, të cilët sinqerisht po luftojnë për të mbijetuar. Ai shpresonte se do të gjente punë legjitime. Ai jetonte me një mik dhe efektivisht mbeti i pastrehë.

Stevens shtoi se Dragotit fillimisht iu ofrua punë për të cilën ai besonte se do të ishte dekorim. Dragoti pretendon se i është bërë presion që të kujdesej për kanabisin dhe megjithëse iu ofruan para, ai nuk mori pagesë. Po ashtu avokatja tha se motra e Draogoti ka kancer terminal dhe ai shpreson të kthehet në shtëpi për ta parë para se të vdesë.

Advertisements

“Ai është lënë në paraburgim që nga arrestimi i tij dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që e ka në mendje dhe e shqetëson më shumë është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional,” tha ajo.

Gjykatësi Peter Kelson KC i cili pranoi Dragotin kishte qenë vetëm kopshtar e dënoi atë me 12 muaj burg.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *