
Dy shtetas janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Fierit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 36-vjeçari Maradon Dajlani, pasi ishte dënuar me 1 vit burg për vjedhje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Maradon Dajlani, 36 vjeç, banues në fshatin Drizë, Fier, i cili u kap nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije. Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”,- njofton policia.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Po ashtu u bë arrestimi i 40-vjeçarit me iniciale I.S, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 40 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”,- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.