U plagosën me thikë në Burrel, kush janë dy vëllezërit që u dërguan me urgjencë te Trauma (Emrat)

Jil
Jil
2 Min Read

Janë zbardhur detaje nga konfikti në Burrel, ku mbetën të plagosur me thikë dy vëlleër.

Të plagosurit janë identifikuar si Ardit Hysa 22 vjeç dhe Kristin Hysa 19 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në qytetin e Burrelit, më konkretisht në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Koliqit”. 

Dy vëllezërit janë transportuar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Ende nuk dihen detajet dhe rrethanat e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”,  në rrethana ende të  paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë  dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.H dhe K.H., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësorë në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit”, njofton policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve dhe personave që kanë sulmuar me thikë. Deri tani është identifikuar vetëm njeri prej personave të dyshuar për të cilin policia është duke kërkuar për kapjen dhe arrestimin e tij. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *