Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi, ka mbështetur protestën e banorëve lidhur me vdekjen tragjike nga aksidenti të një 20-vjeçari.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Boçi shprehet se duhet të ndërhyet urgjentisht në sinjalistikën rrugore. Ai shtoi se mungesa e ndërhyrjes është kriminale dhe shtoi se mungesa e një mbikalimi po i merr jetën qytetarëve.
Postimi i plotë:
????Jepini vlerë jetës, ndërhyni urgjentisht!
⭕️Mbështes maksimalisht reagimin dhe protestën e banorëve të zonës pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të Fiorit! Sinjalistika rrugore dhe mungesa e një mbikalimi po merr jetë të pafajshme qytetarësh!
⭕️Të mos ndërhysh dhe të lejosh të përsëriten ngjarje me pasoja fatale për qytetarët është kriminale!
Kërkoj si prind dhe qytetar i Elbasanit një zgjidhje urgjente për këtë segment rrugor!