
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, teksa raportohet se brenda saj nddodhej një e moshuar.
Ndërhyrja në kohë e efektivëve bëri të mundur shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme pas rrezikut që kanosej nga bombula e gazit, duke e izoluar atë.
Në momentin e ngjarjes në banesë ndodhej vetëm një e moshuar e cila është nxjerrë nga banesa prej efektivëve, dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në kuzhinën e banesës.