JiL.al - Jeto i Lumtur

Mevlan Shaba i jep fund lidhjes me partneren 6 muaj pas deklarimit si çift, njohja e dyshes dhe reagimet pas ndarjes së papritur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kur kanë kaluar rreth 6 muaj nga publikimi i marrëdhënies së tyre, Mevlani dhe Albulena i japin fund historisë së dashurisë. Gjithçka mes tyre nisi teksa bashkëpunuan për këngën “Cike”.

Por, duket se ajo që nisi si punë, shpejt u shndërruar në një histori dashurie. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shabaj, konfirmoi lidhjen e dashurisë me këngëtaren kosovare Albulena Ukaj. Dyshja rrëfyen historinë e tyre të dashurisë duke nisur nga njohja.

Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qenë pasi ai i publikoi në “Instagram” këngën e saj të re. Albulena tregon se pas kësaj ata filluan të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim. “Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.

“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri, shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi ajo. Pas pretendimeve se ka pasur tradhti midis çiftit, ata thanë se nuk ka pasur asnjëherë diçka të tillë përveç disa mosmarrëveshjeve.

E pyetur nëse e pengon pjesëmarrja e Mevlanit në “Përputhen”, Albulena tha se nuk i intereson e shkuara e tij. “E kam ndjekur Mevlanin në Përputhen. Gjithmonë kam parë gjëra pozitive tek Mevlani”, tha ajo. I akuzuar se kjo lidhje është bërë për marketing, Mevlani e kundërshtoi duke thënë se kështu ndodh kur je një person publik, ndërsa tha se lidhja e tyre ka kohë por e bëri publike në këtë moment pasi ndjekësit e tyre e meritojnë një shpjegim.

Albulena tregon se ajo i ka takuar prindërit e Mevlanit ndërsa ai akoma prindërit e saj. Çifti zbuloi se puthja e parë është shkëmbyer në Tiranë. Por, duket se magjia e kësaj dysheje ka përfunduar dhe vetë Albulena ka zbuluar pakënaqësitë që ka pasur me këngëtarin. “Në momentin që e krijoi një lidhje kam qejf që partneri në radhë të parë për çdo moment të jetës që mu më duhet kam qejf me pas krahë të djathtë. Gjatë procesit të njohjes me Mevlanin ky ka qenë problemi”, tha ajo. “Nuk jam tip që më pëlqejnë lidhjet në distancë, kam dëshirë që partnerin me pas afër. Edhe kjo ka qenë ndoshta problemi gjatë njohjes, unë isha në udhëtime vazhdi misht isha në Evropë”, përfundoi artistja.

E duket se pas disa akuzave për tradhti e për një lidhje të shtirur vetëm për marketing, dyshja realisht i ka dhënë fund, duke e justifikuar këtë ndarje me lidhje në distancë. Kur lidhja e dyshes u bë publike nuk munguan as thumbat nga vajzat që kishin një njohje me të. Një prej tyre ishte edhe Efi, që te “Përputhen”, ka pasur disa takime me të. Ajo ka qenë e ftuar në “Top Arena” ku ka folur për jetën e saj personale, si dhe i është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante. “Po e uroj publikisht, shyqyr Mevlan gjete nuse”, tha Efi kur u pyet nga Manushi se çfarë mendimi ka ajo për lidhjen e re të tij. Kujtojmë se Mevlani u bë i famshëm me trinomin e dashurisë që u krijua mes tij Antonelës dhe Ledjanës.

Ndonëse doli çift me Ledjanën nga formati, historia nuk zgjati shumë jashtë dhe dyshja u nda. Kaq mjaftoi që edhe në atë kohë, Mevlani të akuzohej se gjithçka po e bënte për “show” dhe në fakt nuk kishte ndjenja për Ledjanën. E duket se skenari përsëritet përsëri. Vetëm se këtë herë me partneren zgjodhi të bënte një këngë, që pasi u bë publike historia e dashuri, mori shumë klikime, duke e përmbushur kështu me sukses të gjithë projektin e tij, edhe atë të jetës private.

Scroll to Top