JiL.al - Jeto i Lumtur

“Shqiptarët janë spiuna pa lekë”/ Ermal Fejzullahu dhe moderatori i njohur shqiptar përfunduan në burg në Zvicër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këtë të dielë në “Zemër Luana” ka patur mjaft argëtim dhe një spektakël të vërtetë. Por sigurisht nuk kanë munguar as rrëfimet e sinqerta. Një ndër to ka qenë edhe një histori e Labinot Gashit me Ermal Fejzullahun.

Ermali ka treguar se ka përfunduar 24 orë në burg në Zvicër me Labin, ku shkak është bërë viza e gabuar.

Më tej Ermali ka thënë:

Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur”.

Më tej, të ftuarit kanë treguar se brenda qelisë ka patur sekuenca mjaft argëtuese duke e cilësuar këtë thjesht si një aventurë.

Një moment ky i sinqertë, që duket se tashmë Ermali dhe Labi e kanë kaluar në kujtimet e tyre dhe kanë kaluar vetëm 24 orë pasi është sqaruar situate që ata kanë lënë qelinë.

Scroll to Top