JiL.al - Jeto i Lumtur

U aluduan trazira mes tyre! Bes Kallaku nxjerr “live” në emision foton e pa publikuar më parë me Xhensilën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pjesë e lojërave dhe ngacmimeve, veç të ftuarve në “Zemër Luana” hera herës bëhen edhe kapitenët Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku.

Një nga lojërat e Besit ka qenë një përballje me telefon, me Monika Kryemadhin.

Besi dhe Monika duhet të hapnin telefonin e tyre dhe të tregonin gjërat e kërkuara nga telefonat e tyre.

Për Besin ka qëlluar ikona e “Gallery” dhe sfida për të ishte që duhet të tregonte foton e fundit të pa publikuar me Xhensilën.

Besi ka hapur telefonin dhe ka treguar një foto të realizuar në 2 Janar, me Xhensilën dhe vogëlushen e tyre, teksa e ka komentuar, duke thënë: “Kjo foto është realizuar një ditë para se babi të nisej për në punë. Sigurisht që ishte një portret mjaft i veçantë familjar”.

shqip-lajme.

Scroll to Top