Me këngë e Butrintit në sfond, Efi provokon Kiaren, moderatorja i jep pergjigjen që do çudisë Luizin (Video)

Jil
Jil
2 Min Read

Kiara Tito ka folur më shumë se njëherë për historinë e saj me Butrint Imerin në shtëpinë e “Big Brother”, ndërkohë që ka pasur fjalë e thashetheme më shumë se njëherë që këngëtari mund të hynte si performues aty, gjë që deri tani nuk ka ndodhur, por nuk e dimë nëse do të realizohet.

E në fakt, prezenca e Imerit në shtëpi do të ishte dicka që vërtetë do ta shpërnqëdronte Luiz Ejlli nga loja e tij e fortë në reality show, këtë gjë këngëtari e ka pranuar më shumë se njëherë, duke marrë parasysh gjithë marrëdhënien me Kiara Titon dhe se si po zhvillohen ngjarjet mes tyre në këtë edicion.

Por, edhe pse Ejlli është shprehur i “fr kësuar” nga një surprizë e mundshme e Butrintit, tani duket se ai nuk e ka edhe aq problem prezencën e tij në shtëpi, sigurisht jo fizikisht, por nëpërmjet këngëve. Kështu, ditën e sotme,

“Vëllai i Madh” e ka vendosur më shumë se njëherë Butrintin në sfond, madje edhe në një moment kur pjesa më e madhe e banorëve ishin të gjithë bashkë dhe ata nuk kanë hezituar të kërcejnë e të këndojnë, përfshirë këtu edhe Luizin.

Madje Ejlli duket se ka mësuar edhe lëvizjet e kërcimit që bëhen në këngën që Butrinti e ka në bashkëpunim me Kidën dhe Ledri Vulën, ndoshta ja ka mësuar Kiara.SHQIPERIA IME

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *