
Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në stacionin e metrosë Schuman në Bruksel, në dalje të ndërtesës së Komisionit Evropian.
Sipas mediave ndërkombëtare, një person është plagosur ndërsa sulmuesi është arrestuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe dy autoambulanca.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Stacioni është evakuuar nga policia, ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë në stacionin Schuman.
Deri më tani nuk dihen motivet e sulmuesit, por dëshmitarët okularë theksuan se ai ishte shumë i shqetësuar.