Aksident tragjik/ Autobusi që transportonte një ekip futbolli, bie nga ura

Jil
Jil
1 Min Read

Një autobus që transportonte një ekip futbolli, herët këtë të hënë pësoi një aksident, duke rënë nga një urë, ku gjetën vdekje pesë vetë dhe duke plagosur disa të tjerë në Além Paraíba të Brazil.

Ende nuk është bërë i ditur emri i klubit, të cilit i përkisnin lojtarët që ndodheshin në autobus, por sipas portalit të lajmeve G1, ata u transportuan nga Ubaporanja, në Minas Gerais të Rio de Zhaneiros.

Në autobus ndodheshin 36 pasagjerë. Trupat e pesë viktimave u nxorën nga rrënojat dhe të plagosurit u dërguan në një spital lokal. Deri tani nuk ka detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.
Automjeti që ka rënë nga ura, është përmbysur dhe është ndalur në breg të një lumi. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditur.

shqip-lajme.c

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *