Shoqja e ngushtë e Kiarës reagon pas deklarimit të Oltës që tha ‘di shumë për jetën e saj’!

Jil
Jil
2 Min Read

Ditë tensionesh sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka reaguar pas deklaratave kërcënuese të Olta Gixharit, e cila tha se “di shumë gjëra për Kiarën.”

Liesa ka ndarë në Instastory postimin për deklaratën e Oltës, krahas së cilit shkruan: “Çfarë di Olta që s’e dikam unë?”

“Big Brother VIP” është rikthyer te ofendimet, gjuha seksiste, bullizuese, ofenduese dhe kërcënuese. Edhe pse u paralajmëruar se do humbisnin nga 2 mijë euro për secilin prej tyre, duket se VIP-at këtë vit janë në garë se kush ofendon më shumë dhe jo për 100 mijë euro.

Një debat mes Oltës dhe Luizit ka kaluar çdo kufi ditën e sotme. Ata kanë përfshirë jo vetëm jetën jashtë shtëpisë, por edhe njerëz të tjerë.

Olta mes të tjerash ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”-tha Olta për moderatoren.

Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Në fakt “Big Brother” nuk ndërtohet mbi informacionet që banorët mund të kenë për njëri-tjetrin, por presim të dëgjojmë se çfarë di Olta, nëse do vendosë që t’i thojë…noa,al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *