Skandali i fotos në shtrat/ Konflikti me Ana Lleshin, Gjykata Tiranës 6 muaj burg Arjon Lulit

Jil
Jil
3 Min Read

Një histori e nisur në emision televiziv mes Ana Lleshit dhe Arjon Lulit, ka përfunduar në dyert e gjykatës së Tiranës.

Dy të rinjtë, dy vite më parë kanë qënë pjesë e emisionit Përputhën, por marrëdhënia mes tyre u kris pas publikimit të një fotoje që Arjon Luli i kishtë bërë Diana Lleshit në banesën e tij, teksa ajo po flinte gjumë.

Ora News shkruan se në dosjen në të cilën togat e zeza të shkallës së parë, e kanë dënuar Lulin me 6 muaj burg për veprën penale të përndjekjes.

Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur më Arjonin gjatë një emisioni dashurie.

Një natë Arjoni i cili jeton në afërsi të vilave gjermane ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjelle disa ilaçe në banesë.

Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.

Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.

Gjatë deklarimeve të dhëna pas denoncimit, Diana Lleshi ka prentenduar se për një përiudhë kohe gjatë pjesëmarrjes në emision, nuk kishte vendosur ta zgjidhte Arjonin në takime, çka e ka nervozuar këtë të fundit.

Denoncuesja ka shpjeguar se edhe pse Arjoni e kërcënonte shpesh, ajo nuk i ka bërë kallzim pasi e preferonte. Por pas publikimit të fotos e dëmtuara i është drejtuar policisë, pasi për një përiudhë 7 mujore është ndjerë e shantazhuar dhe e kërcënua dhe për më tëpër është përjashtuar nga emisioni.

Më tej Diana Lleshi shton se prej postimit të fotos ka marrë mjekime me psikolog e po ashtu ka mbyllur edhe biznesin e saj. Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *