Këngëtari Luiz Ejlli di se si të tërheqë vëmendjen brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe ti suprizojë fansat e tij me mënyra nga më të ndryshmet.
Pasi i bëri flokët bjond, para spektaklit të sotëm ai ka suprizuar sërish me ngjyrën. Luizi i ka lyer flokët në ngjyrë të gjelbër.
Nuk dihet nëse këtë ndryshim në lukun e tij, ai e ka bërë me kërkesë të Kiarës, me miratimin e saj, apo moderatores nuk ka për t’i pëlqyer.