Vrau gruan dhe xhaxhanë, djali: Telefonata dhe xhelozia! Mos ma njollosni babain tim

Jil
Jil
2 Min Read

Nipi i Xhevit Sinanit ka folur pas krimit të rëndë në Gramsh, ku i moshuari vrau gruan dhe vëllain e tij. Djali i viktimës, Shaqir Sinanit i cili u godit për vdekje me sëpatë nga i vëllai tha se ngjarja kurrsesi nuk ka pasur motive xhelozie, duke kërkuar “mos ma njollosni babain tim”.

Ndërsa bashkëshorten e autorit, Zeqine Sinanin e përshkroi si një zonjë grua dhe të respektuar. Ai rrëfeu në emisionin “Me zemër të hapur”, se xhaxhai kishte marrë në telefon fëmijët e tij dhe u ka thënë “hajdeni lart sepse u kam vrarë mamanë dhe xhaxhain”. Ndërsa theksoi se nuk dinë arsyet e ngjarjes dhe se me fëmijët e autorit s’kanë asnjë problem.

“Nuk kemi fjalë, për çdo gjë në shtëpi, gëzim e hidhërim, ishte xhaxhai i pari (autori i vrasjes). Nuk më ka thënë njeri që vuan nga shëndeti mendor. Nuk di nëse kanë pasur probleme në çift mes xhaxhait dhe gruas së tij, ishte zonjë grua, e respektueshme. Nuk kishin probleme. S’kemi dëgjuar gjë”, u shpreh ai.

Pyetjes se si ndodhi ngjarja, iu përgjigj: “Nuk i bënte dot babait tim drejt për drejt, e ka kapur në befasi. S’kemi informacion sepse nuk ka parë asnjë njeri se çfarë ka ndodhur. Policia ka arritur. Ai ka marrë familjarët “hajdeni lart sepse u kam vrarë mamanë dhe xhaxhain”.

Djali i vogël i xhaxhait ka marrë kryeplakun. Ai më pas ka njoftuar policinë. Nuk e besonte njeri që mund të vriste gruan e vet dhe vëllain e vet. Babain tim e njihte një Shqipëri e tërë. Xhaxhai im ishte njeri serioz, me kulturë. Nuk ia merr mendja njeriu që ka bërë një krim të tillë, s’ka shpjegim” tha ai.korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *