JiL.al - Jeto i Lumtur

Noizy ka diçka për të thënë për njërin nga banorët e Big Brother Vip Albania dhe s’bëhet fjalë për Luizin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

As Noizy nuk mund t’i shpëtonte fenomenit “Big Brother Vip Albania”. Dhe e dini cili personazh i ka tërhequr vëmendjen reperit? Maestro! Armaldo Kllogeri është padiskutim një nga personazhet që ka spikatur më shumë këtë edicion me karakterin dhe energjinë e tij.

Në një moment, maestro po kërcente këngën e reperit “Heart Attack”, së bashku me Kiarën dhe Efin. Kjo video është ripostuar nga Noizy, i cili me nota humori ka shkruar në Instastory:

“Këtë vëllain do e marr në klip”.

-640-0-noizy-300x537-977.jpg

Duke njohur tanimë Noizy-n, nuk do të ishte habi nëse pas daljes së maestros nga shtëpia, do ta bënte vërtetë pjesë të ndonjë videoklipi të tij.

Scroll to Top