Jeni dakord? Befason Balina Bodinaku, ja kë sheh si fitues të Big Brother VIP

Jil
Jil
1 Min Read

Ish-opinionistja e Big Brother VIP, Balina Bodinaku ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Wake UP”. Gjatë bisedës me moderatoret e emisionit të mëngjesit, Balina ka shprehur edhe opinionet e saj lidhur me formatin e njohur.

Asaj i është kërkuar të ndajë me publikun mendimin e saj lidhur me lojën dhe figurën e Oltës në Big Brother.

Balina është shprehur se fillimisht e ka konsideruar Oltën si një nga konkurrentet më të forta, madje e shihte si fituese.

“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar”.

Nga ana tjetër, Bodinaku ka shprehur dhe pëlqimin e saj ndaj një banori, Luizit…

“Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale”, tha ish-opinionistja e BB VIP.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *