Tjetër ngjarje e rëndë! 29-vjeçarja vdes 4 ditë pas lindjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në vendin tonë. Pas vdekjes së një 34-vjeçareje në Elbasan, pas procedurës së abortit, mësohet se një nënë 29-vjeçare ka humbur jetën katër ditë pas lindjes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Bëhet me dije se 29-vjeçarja, ende e paidentifikuar, ka humbur jetën katër ditë pasi lindi në maternitetin Koço Glozheni në Tiranë.

Burime për mediat mësojnë se 29-vjeçarja qëndroi 24 orë në spital dhe nuk kishte probleme kur doli, por dy ditë më vonë ka pasur dhimbje.

Kështu që ajo ka shkuar sërish në maternitet dhe atje ka ndërruar jetë.

Nuk dihet nëse familjarët e saj kanë ngritur padi për neglizhencë në mjekim./joq-albania

Scroll to Top