Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Gramsh mesditën e kësaj të enjteje.
Drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” me targa AA 273 X J, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e trafik ndarëses duke shkaktuar kthimin përmbys të makinës .
Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 13. 30, është shkaktuar nga 32-vjeçari Kejsi Çela nga Patosi, i cili fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta.
Policia në vendngjarje dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë humbja e vëmendjes nga ana e 32-vjeçarit dhe kalimi i shpejtësisë së lejuar në këtë rrugë.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit Çela po i nënshtrohet procedurave nga ana e policisë rrugore si edhe testit të alkoolit për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.