“Në Lushnjë u plasën fishekzjarre mbrëmë”/ Tezja e Kiarës komenton ‘dasmën’ me Luizin: Ia ka bërë shumë të bukur këtë BBV mbesës time

Jil
Jil
2 Min Read

Tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se Kiara e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.

Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.

Tezja Kiarës: Unë e shoh shumë mirë Kiaren, nuk dua të flas për më shumë se Kiara do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë. Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secili ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiares. Unë sot kam marrë një mesazh sot që dikush nga Amerika më tha sa të dalin Kiara dhe Luizi do i blej një shtëpi.

Liesa: Që do të ndodhte me një moment me gjithë këtë kujdes e rëndësi nga Luizi, momenti i mbrëmshëm ka qenë momenti kur Kiara e ka ndjerë ta bëje se ajo nuk bën gjë pa e ndjerë. U duk si fundi i filmave të Disney kur puthet princesha me princin. Unë isha duk ecur dhe në atë moment u ça telefoni. Shkëlqente mbrëmë kishte një nur. Kjo nuk quhet dasmë e vërtetë, është dasma e gjithë shqiptarëve.korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *