JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkaktoi aksidentin ku u shua familja shqiptare, Orjol Lame zgjohet pas 3 muajsh nga koma

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik i 30 Tetorit 2022 ku humbën jetën 4 shqiptarë është zgjuar nga koma. Ai është Orjol Lame. I riu ishte në drejtimin e mjetit atë mbrëmje kur u përplas me një shtëpi. Për pasojë humbën jetën bashkëshortja 22-vjeçe Shane Hyseni, djali Mattias dhe vëllai e motra e 22-vjeçares, Resat e Rejana Hyseni.

Pas 3 muajsh, Lame është zgjuar nga koma dhe ka mësuar tragjedinë. Mirëpo siç shkruajnë mediat, gjendja e tij neurologjike është mjaft e rëndë. Ai nuk është ende në gjendje të flasë dhe nuk kujton dot asgjë nga ajo që ka ndodhur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Përveç pasojave shëndetësore, Lame duhet të përballet me lajmin e humbjes së familjes dhe ndoshta edhe dënimit në gjyq. Një ekspert, siç shkruajnë mediat, do të vlerësojë nëse ai është ose jo në gjendje që të paraqitet në sallën e gjyqit.

Nga analizat e kryera rezultoi se 32-vjeçari kishte konsumuar alkool dhe drogë para aksidentit t tragjik dhe pritet që të akuzohet për vrasje në rrugë dhe drejtim i makinës nën efektin e drogës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Tetor të vitit të kaluar. Orjol Lame, gruaja e tij, Shane, djali Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, po ktheheshin nga një darkë në Reggio Emilia. Por makina e tyre u përplas në një shtëpi të pabanuar. Shane, Mattias, Rejana dhe Resati humbën jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë.

Lame ishte i vetmi që mbijetoi dhe u dërgua në spital. Më vonë, mediat zbuluan se përveçse i jepte makinës i droguar, ai kishte precedentë penalë pasi ishte arrestuar për shpërndarje droge. Por sipas mediave italiane, Lame për shkak të një urdhër dëbimi nuk mund të merrte kurrë një patentë italiane. Për këtë arsye, më 30 Tetor ai ka qenë duke i dhënë një makine, e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë./tvklan.al

Scroll to Top