A mundet populli të burgosë Ramën? Berisha: Drejtësinë nuk e bëjmë vetë, por më 11 shkurt…

Jil
Jil
1 Min Read

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, i është betuar këtyre të fundit se nuk do tërhiqet nga vendimi për protestat dhe betejat kundër qeverisë do të vazhdojnë edhe pas protestës së 11 shkurtit.

Pyetje: A do vazhdojnë protesta pas 11 shkurtit?

Berisha: Edi Rama është armik i egër i votës. Ju garantoj dhe ju betohem se kurrë nuk do të shmangem, do vazhdoj deri në fund të kauzës. Nëse ne vendosim, ndërgjegjësohemi që Rama ka marrë peng të ardhmen e vendit duhet të bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij.

Sakaq i pyetur në lidhje me qëndrimin e protestës, Berisha tha se qëllimi i saj është rrëzimi i qeverisë dhe se nuk ka kthim pas këtij vendimi.

Pyetje: Protesta e 11 shkurtit do jetë marshim normal apo do jemi qëndresë?

Berisha: Protesta do jetë nje revolucion që synon rrëzimin e kësaj kalbësire, që e ka emrin Edi Rama.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *