Përplasi me makinë biçikletën, drejtuesi përfundon në spital, procedohet shoferi në Divjakë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në Divjakë, ku një 31-vjeçar ka përplasur me makinën e tij një biçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i saj ka përfunduar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sot, policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 31-vjeçarin.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në Zharrnec, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin T. S., 63 vjeç, dhe për pasojë, 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Scroll to Top