JiL.al - Jeto i Lumtur

Pas Einxhel Shkirës, këto janë dy banoret që thyejnë rekord botëror në Big Brother VIP

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vitin e kaluar në “Big Brother VIP”, dy banoret Einxhel Shkira dhe Arjola Demiri thyen rekord historik si dy banoret e vetme të reality showt nëpër botë që nuk hapën “Kutinë e Pandorës”.

Mirëpo ashtu si vjet, edhe në këtë sezon “Big Brother VIP Albania” arriti të shënojë emrat e dy banoreve të tjera në librin e rekordeve.

Bëhet fjalë për Dea Mishel dhe Nita Latifi.

Pas sfidës së rezistencës nga “Vëllai i madh” ku banorët duhet të qëndronin më shumë se 10 orë duke mbajtur shtypur butonin, në këmbim të 2500 eurove, si dy të fundit të ngelura, Dea dhe Nita e lanë me koncensus që asnjë prej tyre mos ti marrë lekët por të shkojnë për një fondacion bamirësie në Kosovë.

Mirëpo, përpos gjestit të tyre që u pëlqye mjaft nga publiku, Dea dhe Nita mundën të thyejnë dhe një rekord botëror në “Lojën e rezistencës”, që mbahej nga Jennifer Vasques, banore e Big Brother-it në SHBA. Asokohe ajo theu rekord duke qëndruar për 14 orë e 37 minuta.

Ndërsa sa i përket Deas dhe Nitës, ato mundën të qëndrojnë plot 14 orë e 52 minuta.

Scroll to Top