Big Brother VIP2, largohet nga shtëpia edhe Efi

Jil
Jil
1 Min Read

Në natën e sotme të spektaklit është larguar edhe Efi. Dalja nga reality show erdhi pasi më herët që aty u largua edhe Xhonatan Islami.

Largimi i Efit erdhi pasi Dea Mishel kishte fituar të drejtën e nominimit të tre banorëve me pasojë largimin sonte të njërit prej tyre.

Dea Mishel e fitoi këtë të drejtë pasi mbajti dje urinën më shumë nga të gjithë, rreth 15 orë pa shkuar në banjë, duke fituar edhe 2 500 euro. Kjo ishte sfida e rezistencës që kishte organizuar produksioni i këtij programi.

Të nominuarit prej saj ishin çifti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli si dhe Efi.

Luiz Ejlli u përjashtua shpejt si opsion largimi, pasi ishte votuar masivisht që të qëndrojë në shtëpi.

Ethet përfshinë Kiarën dhe Efin derisa u njoftua se shtëpinë e linte Efi.

Ky nominim u shoqërua me nervozizëm nga Luizi që nisi të bënte kërcënime për “nxjerrje boje” ndaj banorëve duke shigjetuar sidomos nominuesen Dea Mishel e cila u ankua se kishte frikë nga kërcënimet e Luizit. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *