“Njeriu më i lig aty brenda”, debat i fortë mes Efit dhe motrës së Oltës: Ushtarja e Luizit

Jil
Jil
2 Min Read

Një ditë pas eliminimit nga Big Brother Vip, Efi është përplasur ashpër në studion e “Fan Club” me Gerta Gixharin, motrën e Oltës.

Gerta këshilloi Efin që të ishte më pozitive, ndërsa Efi tha se ajo atë energji e ka përcjellë tek te gjithë përveç “ushtarëve të Oltës”, ndërsa Gerta i tha Efit se ajo ishte ushtare e Luizit aty brenda.

Efi tha se vazhdon të ketë të njëjtin opinion se Olta është e lig dhe kjo u shoqërua me debat të fortë mes dy vajzave.

Gerta: Qetësohu brenda vetes bëhu me opinione pozitive, ndërto një paqe brenda vetes që ta përçosh edhe te njerzit

Efi: Duket që nuk e kam përçuar..

Gerta: Jo tek të gjithë, pate distancë nga të gjithë banorët në shtëpi, jo vetëm nga Olta

Efi: Nga të gjithë ushtarët e Oltës?

Gerta: Jo nuk janë ushtarët e Oltës, ti ishe ushtare e Luizit. Sepse nuk ia dole dot me Luizin dhe u ktheve me të. Harrove sherret me Luizin, që të tha ha atë

Efi: Jam mësuar me një si ti brenda unë. Çdo lloj ndjesie që kam shprehur aty brenda për Oltën është reale. Është femra më e lig aty brenda. Imazhi i saj, më vjen keq që ajo femër është futur aty brenda

Gerta: Pse i merrni gjërat personale

Efi: Ke mësuar gjëra përmendësh, po janë njerëz aty

Gerta: Më njeh mua ti? Un kam një jetë në Tv. Ti ajo shoqja e mirë gjithmonë e ke tërhequr Kiarën nga pas. Un këtu mbaj qendrimin tim si gazetare, nuk komentoj lojën e Oltës. Nuk ka lidhje personale fare. Është si e shoh unë lojën jashtë.

Efi u eliminua mbrëmjen e kaluar nga loja e BBV, pasi u nominua nga Dea Mishel./tch

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *