Efi u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke surprizuar publikun dhe një pjesë të mirë të banorëve.
Mundësia e artë që iu dha Dea Mishel, u komentua gjatë nga publiku, duke marrë parasysh “sfidën” për të cilën u shpërblye dhe “pushtetin” e madh që iu dha.
Pse publiku mendon se e gjithë situata mund të ketë qenë e planifikuar dhe ku ‘çaloi’ vetë produksioni?
-Deas iu dha mundësia të nxjerrë tre banorë në nominim, sepse fitoi “Lojën e Inteligjencës” me disa përgjigje që u bënë virale pikërisht për faktin se ishin krejtësisht ‘qesharake’.
-Dea zgjedh Luizin, Efin dhe Kiarën, nga të cilët u eliminua Efi. Por para se të dilte Efi, Arbana shpenzoi disa minuta të mira duke “iu lutur” Luizit të qëndrojë, duke i thënë se “është më i miri, lojtar i fortë” etj.
-Arbana i vuri kapakun gjithçkaje me një tjetër ‘gafë’ kur ishte me Efin në studio. Për çdo të eliminuar, transmetohet një klip përmbledhës me momentet kryesore të tyret në “BBV”. Ky klip nuk u transmetua për Zhaklinën dhe Kejvinën, pas eliminimi i tyre nuk ishte me nominim dhe porduksioni nuk kishte përgatitur diçka. Por klipi nuk u transmetua as për Efin. Arbana tha se klipi nuk ishte gati pse eliminimini Efit ishte i papritur, por harroi se Efi ishte në nominim këtë javë me Luizin dhe Xhonatanin. Kështu duke u munduar ta fshehë lojën e pistë të produksionit, ajo e konfirmoi më shumë.
Shumica e banorëve janë zgjar sot të mërzitur, ashtu si shumë fansa shqiptarë që ndoqën mbrëmë emisionin me zemër në dorë. Luizi është ndër të parët konkurrentë që u zgjua dhe shkoi në oborr për të pirë kafen e mëngjesit dhe dukej mjaft i prekur për mungesën e Efit. Madje, ai shpërtheu edhe në lot, teksa qëndronte pranë Valbonës.
Edhe kjo e fundit u prek nga dalja e Efit nga shtëpia dhe u përlot gjithashtu.
Ndërkohë, Olta nuk denjoi as ta përshëndesë Efin e ta përcjellë tek dera si të gjithë banorët e tjerë, por qëndroi në living.
Më vonë gjatë mbrëmjes, ajo bisedoi me Dean për zgjedhjen e të nominuarve dhe eliminimin, duke mos mbajtur dot gëzimin e madh që Efi, konkurrentja më e fortë që kishte përballë dhe s’po e mposhtte dot, ishte larguar tashmë nga shtëpia.
“Nuk kam fjalë ta përshkruaj lumturinë”- ishin fjalët që Olta i tha Deas për daljen e Efit.
Ndërkohë, Dea u ndje e kënaqur që mori “hakun” e Bjordit, që u eliminua javën e kaluar nga publiku.SHQIPERIA IME