Tërmeti fuqieshëm godet sërisht turqinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Raportohet të jetë mbi 300 numri i viktimave në Turqi e Siri pasi një nga tërmetet më të fortë që ka goditur rajonin në më shumë se 100 vjet, shkaktoi lëkundje të frikshme duke shembur ndërtesa e duke i bërë qytetarët të vrapojnë në rrugë për jetën e tyre.

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës sipas orës lokale, 23 kilometra në lindje të Nurdagi, provinca Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Në Turqi, të paktën 284 njerëz mbetën të vrarë dhe më shumë se 2300 të tjerë mbetën të plagosur, sipas zv/presidentit Fuat Oktay.

Në Sirinë fqinje, janë shënuar paktën 237 viktima dhe më shumë se 630 të plagosur, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Dhjetra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja, sipas grupit “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, një organizatë humanitare. Pjesa më e madhe e Sirisë veriperëndimore, e cila kufizohet me Turqinë, kontrollohet nga forcat anti-qeveritare në mes të një lufte të përgjakshme civile që filloi në 2011.

Tërmeti goditi para agimit të së hënës, kur qytetarët ishin në gjumë dhe të papërgatitur. Videot nga Turqia të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra ndërtesa të shembura, ndërsa njerëzit të frikësuar u grumbulluan në rrugët e errëta mes kaosit. Punonjësit e shpëtimit mund të shihen duke kryer operacione kërkim-shpëtimi me elektrikë dore.

Tërmeti i së hënës besohet të jetë më i forti që ka goditur Turqinë që nga viti 1939, kur një tërmet i së njëjtës magnitudë vrau 30,000 njerëz, sipas USGS.

Tërmetet e kësaj magnitude janë të rrallë, me më pak se pesë që ndodhin mesatarisht çdo vit kudo në botë. Shtatë tërmete me magnitudë 7.0 ose më shumë kanë goditur Turqinë në 25 vitet e fundit por ky i së hënës ishte më i fuqishmi. Tërmeti zgjati rreth 2 minuta, me pasoja shkatërruese e solli 18 pasgoditje të tjera me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.JOQ Albania

Scroll to Top