Ekipet e shpëtimit në ‘luftë’ me kohën, Holanda dërgon në Turqi 15 ton pajisje kërkimesh

Jil
Jil
1 Min Read

Holanda do të dërgojë 15 ton pajisje kërkimi në Turqi, pas tërmetit vdekjeprurës me magnitudë 7.7 ballë në këtë shtet, që deri më tani ka shkaktua mbi 1500 viktima.

\“Pritet që në fund të pasdites, një aeroplan mallrash me 15 tonë pajisje të rënda shpëtimi dhe furnizime të tjera të niset për në Turqi nga Eindhoven”, tha Ekipi Urban i Kërkimit dhe Shpëtimit në faqen e tij të internetit.

Ndërkohë, nuk dihet se kur do të nisen 65 punonjës të shpëtim kërkimit dhe 8 qen kërkimi.

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra tha më herët se ekipi i kërkim-shpëtimit do të përfshijë “personel policie dhe ushtarake, reagues të ndihmës së parë dhe zjarrfikës. Të tronditur nga lajmi i tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri.

Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe shumë turq e sirianë të plagosur”, shtoi Hoekstra.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *