JiL.al - Jeto i Lumtur

Atdheu: Të ishte dikush tjetër në vend meje, do të reagonte shumë më keq ndaj Xhulit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Banori i Big Brother VIP Kosova, Atdheu gjatë spektaklit të sotëm Prime, ka folur rreth vendimit të tij për t’i dhënë fund historisë së njohjes me Xhulin.

Pos tjerash, ai ka thënë se nuk e konsideron armike Xhulin, gëzon respekt për të, veç se bisedat e saj me Mbresën për personin e tretë, i ka quajtur “arsye të mëdha” për ta marrë një vendim të tillë.

“Të ishte dikush tjetër në vendin tim do të kishte reaguar më ndryshe, do të reagonte shumë më keq dhe do ta shihte si hasëm sepse është arsye boll e madhe. Nuk do ta shoh si armike Xhulin, prap kemi ngrënë bukë bashkë, e ka respektin tim prapë se prapë”, ka thënë Atdheu.

“Është një gabim që ndodhi dy herë, ia respektoj opinionin Anitës edhe nuk do të ndaloja për të komunikuar me shoqet jashtë shtëpisë por kur e din që je 24/7 para kamerave edhe je tip përballë që nuk do t’ia dijë për të kaluarën, besoj që ka qenë arsye e fortë për t’u marrë ai vendim”, ka shtuar ai.

Scroll to Top